×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Duhet të dihet e vërteta e takimeve në Uashington, nëse Kuvendi nuk ma lejon, u drejtohem qytetarëve

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 12:33

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nëse sot i pamundësohet raportimi në Kuvend për takimet që ai kishte gjatë vizitës në Washington do t’i drejtohet popullit përmes një konference për media. 


    Ai ka thënë se duhet të ketë transparencë të plotë dhe se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën për atë që ka ndodhur në Uashington, shkruan Reporteri.net.

    “Nëse më pamundësohet për të raportuar në Kuvend, atëherë mundësia ime e vetme është t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të dihet ajo që ka ndodhur në Uashington, sepse jam i interesuar që të ketë transparencë të plotë për këtë proces”, është shprehur Thaçi.

    Ai ka përsëritur edhe një herë se Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës në krye me presidentin Trump, gjersa ka thënë se të gjithë liderët e Kosovës janë të zëvendësueshëm, por roli i SHBA-ve mbetet i pazëvendësueshëm.

    “Ne jemi të bekuar që presidenti Trump, ka marrë këtë rol dhe ka caktuar ambasadorin Grenell që të merret me finalen mes Kosovës e Serbisë. Ky proces është në duar të sigurta, në drejtim të duhur. Ne të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm”, është shprehur Thaçi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!