×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e ftoi ta marr sot mandatin, Kurti nuk i shkon, thotë se ka një arsye

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 11:31

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar sot kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtin që ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë.


    Mirëpo, Kurti nuk do të shkoj në takimin konsultativ për caktimin e mandatarit të Qeverisë së re, të thirrur për në ora 13:30 nga presidenti Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e VV-së thuhet se Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës, andaj e ka të pamundur të jetë prezent në takimin e ftuar nga Thaçi.

    Aty thuhet se Kurti do ta njoftojë shumë shpejt presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit.

    “Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!