×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: E kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshje me Serbinë

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 17:23

    Pesidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur kongresistin amerikan Ed Case, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett, shkruan Reporteri.net


    Presidenti Thaçi dhe kongresisti amerikan Ed Case biseduan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për kontributin e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për situatën politike në rajonin tonë.

    Tutje presidenti ka thënë që së bashku me kongresistin Ed Case u pajtuan që roli i SHBA-ve është qenësor për Kosovën dhe rajonin.

    ”Me kongresistin Ed Case u pajtuam se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin, si dhe i shpreha mirënjohje për punën që bëjnë ushtarët dhe të gjithë amerikanët që shërbejnë në Kosovë”, ka thënë Thaçi, shkruan Reporteri.net

    Në fund Thaçi ka thënë që Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon, kjo sipas tij arrihet duke ndëruar marrëdhënie të mira me vendet fqinje, posqaërisht duke arritur marrëveshjën përfundimtare me Serbinë.

    ”Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!