×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e konfirmon se mbrëmë ishte në shtëpinë e Kadri Veselit

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 11:13

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se mbrëmë ka qenë në shtëpinë e prindërve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se vizitoi Fazli dhe Ajshe Veselin, prindërit e ish-kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.

    Çka bie në sy, është se Thaçi sërish i drejtohet me “vëlla i gjakut të luftës”, kryetarit të PDK-së.

    “Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës”, ka shkruar Thaçi.

    Ndryshe, mbrëmë Reporteri publikoi fotografi nga vizita e Thaçit bashkë me Sami Lushtakun, në shtëpinë e Kadri Veselit. Ata u panë duke pirë çaj rusi./Reporteri.net


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!