×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e quan briliant Ramën, kurse të paedukatë Haradinajn

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 23:05

    Presidenti Hashim Thaçi, ndërsa flet për pjesëmarrjen në Samitin e Berlinit vazhdon të thur lavde për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa në anën tjetër thumbon kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.


    Thaçi tha se në Samitin e Berlinit, Rama ishte brilant, ndryshe nga Haradinaj, që, sipas tij, ishte treguar pa takt në takimet me liderët e Evropës.

    “Presion Haradinajt? Më vjen shumë për të qeshur. Është përgojim dhe insinuatë. Nuk dua të ndërhyj në deklarata elektorale. Unë jam president i vendit. Atë që ka shkruar Rama në letër është 100% e saktë”.

    “Ndaj Haradinajt ka pasur vetëm një këshillë se si të sillet më mirë në marrëdhëniet diplomatike. Nuk jam i gatshëm të përgojoj që takimet me zyrtarët e lartë. I kam kërkuar në mënyrë të mirësjellshme të ndryshojë në rrafshin edukativ. Letra e Ramës është e pastër si loti dhe 100% e saktë”, ka thënë Thaçi.

    Presidenti ndërsa ka folur për vendosjes e taksës 100 % ndaj produketeve serbe dhe të Bosnjës ka thënë se ky vendim duhet të mbetet në fuqi.

    “Në Berlin kam folur unë si President i vendit, foli dhe Haradinaj dhe Rama. Unë i kam botuar fjalimet e mia që kam pasur të shkruara. Aty kam folur qartë që taksa është vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi”.

    “Taksa nuk duhet të jetë kusht për liberalizmin e vizave. Edhe Rama ka pasur një paraqitje brilante për reformat në Kosovë dhe në Shqipëri”, deklaroi Thaçi në Top Channel.

    Por përplasjet mes Haradinajt me Ramën e Thaçin kanë nisur pikërisht pas akuzave që kryeministri i Kosovës bëri ndaj këtyre dy të fundit për të cilët pati thënë se në Berlin i bën presion të madh për ta hequr taksën.

    Thaçi: Berisha argat i Millosheviçit, e ka furnizuar me armë që ta vazhdonte gjenocidin në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!