Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e sotme të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, derisa e ka quajtur Vetëvendosjen ndërmarrje kriminale.
Thaçi ka bërë të ditur se ai ndodhet në shtëpi, dhe se ka 20 vite që vazhdimisht hyn e del në realicionin Kosovë-Shqipëri me të njëjtat procedura, shkruan Reporteri.net.
Thaçi po ashtu i ka quajtur shpifje deklarimet se ai mund ta ketë transportuar mbrëmë për në Kosovë kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
“Që prej çlirimit të kosovës dhe deri dje kur kam dalur dhe kam hyrë nga Shqipëria kam hyrë me procedura të njëjta, tash e 20 vite. Ndërsa për interesimin e Sveçlës dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që janë shndërruar dhe që ju intereson lokacioni im: unë jam në shtëpi. Edhe sa u përket masave tjera, duhet të mendojnë që mos krijojnë konfuzion, shpifje, marrëzira dhe mos të kërcënojnë njerëz të politikës, deputetë, e kësaj radhe e as z. Pacolli që janë duke e intimiduar. Kështu që lokacioni jem është në shtëpi, për ministrin edhe për shefin e tij edhe për gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre. Mos t’ja msyn vetëm, le t’vjen me Kurtin”, tha Thaçi në RTV Dukagjini.
I pyetur nga gazetari se a është ky kërcenim i hapur, Thaçi përgjigjet se është vetëm e vërteta.
“Jo vetëm vërtetësi për lokacionin, për interesimin e tij”, u përgjigj Thaci në lidhjen direkte përmes telefonit që e bëri në emitonin ‘Debat Plus’.
I pyetur se a ka qenë Behgjet Pacolli me të në veturë siç aludoi Sveçla, Thaçi tha se kjo është një shpifje dhe kërcënim që iu bëhet deputetëve në Kosovë, nga siç i ka quajtur “njerëz të çoroditur”.
“Kjo është një shpifje tjetër oridinere, është një kërcënim dhe shantazh që i bëhet deputetëve dhe shumë të tjerëve në Kosovë në këtë kohë të këtyre njerëzve të çoroditur, që ju përngjajnë atyre njerëzve te viteve 70ta të sistemeve moniste dhe ndjekjeve politike. Andaj i ftoj të gjithë për urtësi, bashkëpunim, të kalojmë pandeminë dhe te vazhdojmë me hapa tjerë institucional t’i ndalim veprimet e këtij grupi të organizuar kriminal që kanë kapë Qeverinë”, u shpreh Thaçi. /Reporteri.net/.