Thirrjet e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme nuk e kanë vënë në lëvizje presidentin Thaçi, i cili duhet të zhvillojë konsultat me subjektet politike dhe koalicionin qeverisës.
Kjo është procedura kushtetuese që duhet ndjekur para se të shkohet në zgjedhje të parakohshme, përderisa Kuvendi nuk e shpërbën vetveten me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas burimeve të gazetës, presidenti Thaçi edhe së paku dhjetë ditë nuk do të marrë vendim për zgjedhje.
“Po e pret mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të LDK-së”, ka thënë një burim.
Zgjedhjet për kryetar të LDK-së do të mbahen më 3 gusht. Rreth kësaj, gazeta ka adresuar pyetje në Zyrën e presidentit, por ka munguar përgjigjja. Prej dy ditësh, Zyra e presidentit nuk ka dhënë asnjë informacion se kur do të nisin konsultat me partitë dhe sa do të zgjasin ato.
Por deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se zhvillimet brenda partisë së tyre nuk janë punë e presidentit, “dhe ai duhet të rrijë larg tyre”. Sipas saj, deri të mërkurën nuk u ka shkuar asnjë kërkesë për konsultime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.