×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi fton deputetët t’i formojnë institucionet, qeverinë Kurti e quan grup i organizuar kriminal

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 22:38

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos ndalin punën e tyre, përkundër se siç thotë ai po kërcënohen nga veprimet, sipas tij, të organizuara kriminale të Qeverisë së shkarkuar Kurti.


    “Ftoj të gjithë për urtësi, bashkëpunim, që të kalojmë pandeminë, të vazhdojmë me hapat tjera institucional dhe të mos i ndalin veprimet e këtij grupi të organizuar kriminal që kanë kapur qeverinë”, ishte porosia e presidentit Thaci që e dha për deputetët në një lidhje direkte që e beri përmes telefonit në emisionin ‘Debat Plus’, shkruan Reporteri.net.

    Këtë ndërhyrje presidenti i vendit, në emision, e bëri për t’iu përgjigjur Ministrit në largim të Punëve të Brendshme Xhelal Svecla që sot në një konferencë për media ngriti dyshime se Thaçi ka kontrabanduar mbrëmë në Kosovë, me eskortën e tij, deputetin e AKR-së Behgjet Pacolli, i cili dje u kthye nga Zvicra.

    “Kjo është një shpifje tjetër ordinere, por në fakt kjo është një kërcenim dhe shantazh që u bëhet deputetëve dhe shumë tjerëve në Kosovë në këtë kohë të këtyre njerëzve të çoroditur që të përngjan te njerëzit e viteve ’70-ta, të sistemeve moniste dhe përndjekjeve politike”, u përgjigj ai në pyetjen se a ka qenë Behgjet Pacolli mbrëmë në veturën e tij, derisa kaloi kufirin Kosovë-Shqipëri në Vermicë, pas aterrimit në aeroportin e Tiranës.

    “Ndërsa për interesimin e Svecles dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që është shenduar e që ju intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi. Edhe sa i përket masave tjera, duhet të mendojnë që të mos krijojnë konfuzion, shpifje, marrëzira, e mos të kërcënojnë njerëzit e politikes e as deputetë, e kësaj radhe as z. Pacollin”, tha presidenti gjatë telefonatës direkte në emision, shkruan Reporteri.net.

    “Kështu që lokacioni im është në shtëpi, për Ministrin dhe për shefin e tij dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre. Nëse ja mësynë mos të vje vetëm le të vjen me Kurtin”, tha ai.

    “A është ky kërcenim i hapur President”, e pyet gazetari.

    “Jo vetëm vërtetësi për lokacionin, për interesimin e tij”, u përgjigje Thaçi në ndërhyrjen direkte përmes telefonit që e bëri në emisionin televiziv. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!