×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Gazetarët për ta kryer punën e tyre duhet të punojnë të lirë dhe pa presion

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 16:36

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se mediat e lira e të pavarura janë shtylla të demokracisë, që garantojnë transparencën dhe llogaridhënien.


    Sipas Thaçit gazetarët për ta kryer punën e tyre duhet të punojnë të lirë dhe pa presion.

    “Për ta kryer detyrën e tyre, gazetarët duhet të punojnë të lirë, pa presion dhe pa kërcënime. Por, liria vjen edhe me përgjegjësinë për fjalën e thënë. Fjala ka veçanërisht peshë kur thuhet nga gazetarët dhe njerëzit e mediave. Sot teknologjia ka shtuar mundësitë për komunikim. Interneti dhe veçanërisht mediat sociale janë bërë medium i rëndësishëm për përhapjen e lajmeve dhe informatave. Megjithatë, kjo ka shtuar edhe mundësitë për abuzime me lirinë e të shprehurit, duke keqinformuar, manipuluar dhe mashtruar publikun. Prandaj, sot duhet edhe më shumë të angazhohemi që t’i mbrojmë, në nivel global, lirinë e të shprehur dhe shtypit nga presionet e kërcënimet, por edhe nga abuzimet që bëhen në emër të tyre”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!