×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Gjenocidi i forcave serbe në Lybeniq nuk do të harrohet kurrë

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 10:20

     Sot bëhen 21 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në fshatin Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruar nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.


    Këtë masakër e ka kujtuar sot edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë se masakra e Lybeniqit hyri në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe.

    Presidenti përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se për këtë gjenocid edhe pse deri më tani nuk është dënuar askush, krimet e tilla nuk do të harrohen kurrë.

    “Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen”, ka shkruar Thaçi. Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pa pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!