I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën do ta vizitojë Kosovën por nuk do të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi, transmeton Reporteri.net
Këtë e ka konfrimuar vet presidenti Hashim Thaçi në një konfernecë për media pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.
“Unë nuk jam i informuar për agjendën e vizitës së zotit Lajcak në Kosovë. Nuk është koha të hapen çështje teknike apo pretendime për normalizim të marrdhënieve Kosovë-Serbi. Ai duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran nëse vjen me këtë çasje se duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë. Cdo qasje tjetër është çështje e dështimit të tij në Kosovë. Lajcak duhet ta kuptojë para së gjithash se qytetarët kanë nevojë për viza e jo fjalime të kota”, tha ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.