×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i dërgon ftesën e dytë Kurtit, tani i cakton termin në një orë tjetër

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 14:17

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar ftesën e dytë Albin Kurtit që të shkojë të marr mandatin për kryeministër.


    Kjo ftesë vjen, pas asaj të parës ku e kishte thirrur që në orën 13:30 t’i shkonte në zyrë por Kurti e kishte refuzuar duke thënë se nuk ndodhej në Prishtinë.

    Thaçi ka reaguar sërish me ftesë duke e thirrur me një ftesë të dytë për sot në orën 20:00. ka reaguar pasi që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk shkoi për mandatim sot në zyrën e tij.

    “Në rrjedhë të ftesës së parë, ju ftoj edhe një herë që të merrni pjesë në takimin konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Siç e kam cekur edhe në ftesën e parë, në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, i ka shkruar Thaçi – Kurtit.

    Presidenti Thaçi i ka thënë Kurtit se zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë arsyetim për mungesën e tij në takimin e orës 13:30, prandaj e fton sërish për takim sonte në orën 20:00, dt. 27 dhjetor 2019, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!