×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i dërgon selam Kurtit: Liderët janë të zëvendësueshëm, kush sfidon Amerikën mund të ketë pasoja

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 17:21

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka hezituar të dërgojë mesazhe ndaj kryeqeveritarit Albin Kurti, i cili po kritikohet për “prishje të raporteve me Amerikën”, për shkak të refuzimit për të dëgjuar këshillat e tyre.


    Presidenti, ndonëse duke mos përmendur emrin e tij, i ka dërguar selam Kurtit, duke e përmendur faktin se të gjithë liderët janë të zëvendësueshëm dhe pretendimi për të ndryshuar rolin e Amerikës mund të sjell pasoja, shkruan Reporteri.net.

    “Sa i përket pozicionit tonë në momentin aktual, e ritheksoj, ne të gjithë liderët e Kosovës, jemi të zëvendësueshëm. Raporti I Kosovës me SHBA është i pazëvendësueshëm. Kush pretendon me sfidu këtë rol, atëherë ka probleme me Kosovën, me të ardhmen e Kosovës dhe mund të ketë pasoja për vendin”, ka thënë Thaçi.

    Mirëpo, sipas Thaçit, raportet me Amerikën dhe roli i saj nuk mund të sfidohet as nga, siç i quan ai, kokëfortësitë aktuale.

    “Por nuk mund të jetë sfidues, për arsye se vullneti i njerëzvve dhe përcatimi ynë strategjik është më i fuqishëm se kokëfortësitë aktuale”, ka shtuar ai.

    Sidoqoftë, mediat kanë raportuar në vazhdimësi gjatë dy javëve të fundit se Amerika është e pakënaqur me kryeministrin Kurti. Madje, ishin përmendur edhe masat.

    Edhe dje e sot, u raportua për një tension të kryeministrit me njerëzit e Trumpit, të cilëve nuk ua hapi telefonin fillimisht, e më pas u tha “JO” lidhur me taksën./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!