Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.
Pas leximit të aktakuzës, Thaçi mori fjalën duke thënë se i ka lexuar dhe i ka dëgjuar të gjitha akuzat dhe njëherit i hedh poshtë të gjitha ato, shkruan Reporteri.net.
“I dëgjova i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, ka thënë ai.
Ai ka pranuar se e ka marrë aktakuzën në gjuhën që ai e flet.
Ndërkaq avokati David Hooper ka thënë se procesi është realizuar pa e njoftuar në kohën e duhur mbrojtjen. Ai tutje ka shtuar se do të bashkëpunojë me gjykatën njëjtë siç ka bërë edhe Thaçi.
“Gjykata po heton këto çështje më shumë se 5 vjet kurse aktakuza është bërë para 6 muajve. Nuk ishte e mundur që të themelohet një ekip mbrojtëse, nuk ishte e mundur që të silleshin këtu njerëz që do të duhej. Është e vështirë të kuptohet pse kjo është bërë në këtë mënyrë”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.