Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimin e nesërm mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Thaçi ka thënë se mirëpret takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërmjetësimin e Amerikës në këtë takim, në mënyrë që t’i hapet rrugë një marrëveshje për paqe.
“E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellur së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe. I nxis delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, ka shkruar Thaçi.
I applaud the leadership of the #WhiteHouse, President @realDonaldTrump & Amb @RichardGrenell to bring #Kosovo & #Serbia together again, in pursuit of a peace deal. I encourage the Kosovo delegation to make courageous steps twds peace, reconciliation & economic prosperity
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 3, 2020
Nesër në shtëpinë më të rëndësishme në botë, Kosova dhe Serbia do të takohen për të biseduar në lidhje me temat ekonomike.
Kujtojmë se, ky është takimi i dytë i thirrur nga Uashingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik, 20 muaj pasi ishte ndërprerë. /Reporteri.net