×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: I pikëlluar me vdekjen e Florijanës, ndajmë dhimbjen me familjen

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 22:28

    Edhe presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Ismaili nga Presheva për vajzën e tyre Floriana që humbi jetën në një liqen në Itali.


    Thaçi thotë se e pikëlloi lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares që ishte futbolliste e kombëtares së Zvicrës, shkruan Reporteri.net.

    “Më pikëlloi lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit, futbollistes së kombëtares zvicerane me prejardhje nga Lugina e Preshevës. Ndajmë dhimbjen me familjen Ismaili dhe gjithë miqtë e saj. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të saj”, shkruan Thaçi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!