×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i shkruan letër Kurtit: Pezulloje vendimin e mbrëmshëm, po shkakton frikë dhe panik tek qytetarët e Kosovës

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 11:06

    Presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi  i është drejtuar sërish qytetarëve lidhur me vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e lëvizjes.


    Sipas Thaçit  vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë Kurti, ka provokuar rrethanë të re, atë të paqartësisë dhe frikës tek qytetarët, shkruan Reporteri.net.

    Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se për këtë çështje i ka dërguar letër Kurtit duke i kërkuar që ta pezullojë këtë vendim deri në opinionin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Jemi dëshmitarë të gjithë që sot njerëzit janë detyruar nga ky konfuzion të dalin e furnizohen vetëm me mëngjes duke shkaktuar tollovi  masive, jeni dëshmitarë vetë të kësaj gjendje. Ato tollovi janë rrethana e re. I ka frikësu dhe ka kriju panik te qytetarët për me dalë në mënyrë urgjente dhe kjo ka sjellë rrezik permanent për zgjerimin e virusit. Përpos kërkesës në Gjykatën Kushtetuese i jam drejtuar me një letër edhe  kryeministrit Kurti që të rishqyrtojë vendimin që krijoi paqartësi e frikë të madhe te qytetarët me mundësi të përhapjes masive, që ta pezullojë vendimin”, ka thënë Thaçi

    Thaçi i ka ftuar qytetarët për unitet dhe afërsi duke thënë se nuk është koha për agjenda politike. Përkundër se ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë,  presidenti Thaçi u ka kërkuar qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe assesi të mos e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!