×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: I thashë Kurtit merri dy-tri këmisha dhe eja shkojmë në SHBA, e heqim qafe Serbinë

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 22:03

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimin mbi dy orësh që javë më parë kishte me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.


    Detaje nga ky takim kishte zbuluar vetë Kurti në seancën për rrëzimin e Qeverisë, ku ndër të tjera kryeministri ka zbuluar se presidenti Thaçi i ka thënë atij që të shkojnë në Amerikë, të nënshkruajnë marrëveshje dhe në këtë mënyrë ta heqin qafe Serbinë.

    Thaçi ka thënë se ia ka bërë Kurtit një kërkesë të tillë dhe madje i ka sugjeruar që t’i marrë dy-tri këmisha gjatë qëndrimit atje, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi ndër të tjera ka thënë se i ka kërkuar Kurtit që të bëhen bashkë të gjithë liderët e partive politike, ashtu siç kishte ndodhur në Rambuje. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk e kanë komoditetin t’i thonë jo ftesave që mund të vijnë nga SHBA.

    “Ftesa që mund të vinte nga SHBA, unë mendoj se nuk e kemi komoditetin ti themi jo. Nga teoritë konspirative që që vijnë ta merr mendja se po nisemi në Kremlin dhe jo në SHBA”, ka thënë ndër të tjera Thaçi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!