×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i tronditur me mohimin e masakrës së Reçakut nga zyrtarët serbë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 17:27

    Presidenti Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mohoi masakrën e Reçakut, shkruan Reporteri.net.


    Ai përmes një postimi në Twitter ka shprehur brengën e tij me këto deklarata ofenduese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë masakrat e njerëzve të pafajshëm të bëra nga forcat e qeverisë serbe në vitet 98-99.

    “Të tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat e njerëzve të pafajshëm të kryera nga forcat qeveritare serbe në vitet 98-99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra tjera është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”, ka shkruar Thaçi. /Reporteri.net/.

    Vuçiq e tepron: Të gjithë e dinë se masakra e Reçakut ishte fabrikuar nga Walker

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!