Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të presë në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Tashmë është konfirmuar se takimi do të mbahet.
“Krejt çfarë ka mbetur është të caktohet vetëm ora e takimit”, ka thënë njëri nga burimet.
Sipas një fotoje të siguruar, që duket sikur agjendë, aty shihen tri propozime të Zyrës së Presidentit për Kurtin, i cili ka mbetur të zgjedhë ndërmjet orës 10:00, 11:00 ose 12:00.
Ndërkohë as Zyra e Presidentit e as ajo e kryeministrit ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht nëse do të ketë takim me Thaçit dhe Kurtit nesër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.