×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi ia thotë në sy Selmanajt: LDK e ka quajtur UÇK-në dorë të zgjatur të Serbisë

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 11:34

    Zv.kryeministri në detyrë, Driton Selmanaj është përplasur me analistin Jusuf Thaçi, mbrëmë në një emision.


    E gjitha ka nisur pasi Thaçi ia ka thënë në sy Selmanajt se LDK e ka quajtur UÇK-në dorë të zgjatur të Serbisë.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fillet e saj është quajtur dorë e zgjatur e Serbisë po nga LDK-ja. Faktet janë publike si e ka quajtur UÇK-në, LDK-ja në fillet e saj”, ka thënë Thaçi mbrëmë në Pressing në T7, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse e ka fjalën për Ibrahim Rugovën, Thaçi thotë “PO”.

    Por Selmanaj u kundërpërgjigj duke thënë se nuk është e vërtetë dhe se celulat e UÇK-së sipas tij nuk kanë nisur në vitin 97-98, por në vitet 90-ta prej LDK-së.

    “Ndër betejat më të rëndësishme në Kosovë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë udhëheq prej oficerëve të menaxhuar prej njerëzve të institucioneve që i ka menaxhuar LDK-ja. Lej këto pallavra, ja ka thënë kështu, ja kështu, nuk mundemi ne më kësi diskursi”, tha ai.

    Por Thaçi i tha Selmanit duke i thënë se “dekalrateve të liderit tuaj historik po i thoni pallavra”.

    Por Selmanaj reagoi sërish duke thënë se “jo, nuk është ashtu, janë deklarata të tua”.

    Por Thaçi tha se deklaratat janë publike dhe se nëse është duke gënjyer nuk flet më kurrë publikisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!