×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi insiston: Presheva, Medvegja e Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 22:15

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se ai nuk është për t’u cenuar integriteti territorial i Kosovës.


    Thaçi në RTV Dukagjini ka këmbëngulur se ai është për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

    “Natyrisht edhe sot unë jam për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Kjo është bindja ime dhe është e palëkundshme, pa u cenuar integriteti territorial i Kosovës…Unë nuk jam për të dhënë territore por jam për ta integruar këtë pjesë që është më e diskriminuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

    Presidenti i Kosovës thotë se dialogu megjithatë nuk ka alternativë dhe këtë gjë thotë se e ka thënë edhe Bruksel.

    “Nuk duhet të futem në një proces që është rraskapitës. Njëherë duhet të vijë njohja e më pas proceset tjera janë të lehta për t’u zgjidhur”.

    I pari i vendit thotë se Asociacioni nuk mund të del jashtë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Çdo ndryshim do të nënkuptonte formimin e një Republika Serpska në Kosovë”.

    Duke folur për taksën, Thaçi thotë se ajo më shumë i ka dhënë prestigj ndërkombëtarë Serbisë sesa përfitime ekonomike Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!