×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Të ndalen urgjentisht kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit, Kuvendi ta mbrojë deputetin Pacolli

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 11:58

    Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka cilësuar se me deklaratat e mbrëmshme  të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme është kërcënuar sërish deputeti Behgjet Pacolli.


    Sipas Thaçit kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht, shkruan Reporteri.

    Ai ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës.

    “Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!