×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi “kërcënon” BE-në: Nëse nuk ja çelni derën Kosovës, bashkohemi me Shqipërinë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 20:51

    Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ideja për korrigjimin e padrejtësive për bashkangjitjen e Luginës, kurrë s’ka qenë më senzibilizuar në rrafshin ndërkombëtar.


    “Pas vonesave dhe diskriminimit që po bëjnë shtetet anëtare të BE-së Kosovës ka ardhë koha të mendojmë seriozisht për një angazhim të të gjithëve, institucioneve e qytetarëve që nëse veç BE vazhdon me këtë mbyllje të derës për mosrespektim të arriturave duhet të shkojmë drejt bashkimit kombëtar përmes rezolutave apo referendumit duke përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”, ka deklaruar Thaçi në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se dëshiron që Kosova e Shqipëria të jenë me dy vota në OKB, por kjo vonesë çon drejt mendimit që nëse nuk na duan me dy flamuj, të shkojmë me një.

    “Nuk është kërcënim drejt BE-së, por këtë do ta shtyej përpara, BE duhet të ndryshoj ose do të çoj drejt angazhimit drejt një shteti të përbashkët. Nuk i kërcënohem BE-së, por po e trajton Kosovën shtetin si gjysmë shtet”, ka deklaruar Thaçi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!