×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kërkon drejtësi për masakrën në Burgun e Dubravës

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 12:56

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre në Burgun e Dubravës, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999.


    Në një status në rrjetin social në Facebook, Thaçi, ka shkruar se edhe pas 20 viteve ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare.

    Postimi i plotë i Thaçit:

    “Para 20 viteve, në burgun e Dubravës filloi njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë. Vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999. Në mesin e të burgosurve që pësuan në ditën e parë ishin edhe veprimtarët Enver Topalli dhe Abdullah Tahiri. Edhe pas 20 viteve, fatkeqësisht ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!