×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kritika ndërkombëtarëve: Po amnistoni gjenocidin e Serbisë të kryer në Reçak

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 11:55

    Presidenti Hashim Thaçi në akademinë përkujtimore për 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka deklaruar se me 15 janar të 1999-tës në këtë fshat të Kosovës ndodhi një krim i madh shtetëror i Serbisë pas Luftës së Dytë Botërore, pas Sebrenicës.


    Thaçi ka thënë se për gjenocidin e ndodhur në Reçak por edhe krimet tjera serbe në vende të ndryshme në Kosovë, po heshtin ndërkombëtarët, çka kritikuar jo pak ata.

    “Një krim monstruoz i forcave të shtetit të Serbisë kundër fshatit Reçak. Ambasadori Wiliam Walker nuk na la vetëm dhe kur zyrtarët ndërkombëtarët nuk na vizituan kurrë. Edhe sot nuk ka drejtësi nga bashkësia ndërkombëtare edhe pse kishim besim të plotë tek ta. Pse kjo amnisti ndërkombëtare ndodh kundër spastrimit etnik dhe ndaj gjenocidit të kryer ndaj popullit të Kosovës”, tha Thaçi në akademi, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej tha se kjo heshtje ndërkombëtare dhe ky amnistim nga ana e tyre e gjencodit serb të kryer në Kosovë, i trimëroi autoritetet e Serbisë që të mohojnë masakrën në Reçak.
    “Kjo ka cenuar popullin e Kosovës, ka lënduar plagët e çdo qytetari të Kosovës që kërkon drejtësi, dhe kjo heshtje ndërkombëtare për të mos ia prishur qejfin Serbisë ka ndikuar për të ndërtuar paqe. Është koha që të gjithë ta themi të vërtetën, dhe kryerësit që janë bartës të institucioneve në Serbi të dalin para drejtësisë ndërkombëtare”, tha Thaçi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!