Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kritikuar ekzekutivin për marrëveshjen e Uashingtonit. Ai ka thënë se janë dy pika për të cilat nuk do të pajtohej nëse ai do të ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti ka thënë se është pro 90% të pikave që janë nënshkruar, megjithatë, ka kritikuar dy pika tjera.
“Pothuajse mbi 90% pro, kjo çështje fillimisht është diskutuar në Berlin ku kam marrë pjesë bashkë me ambasadorin Grenell. Është e dhimbshme që është hequr pika për njohje, ende nuk e di rrethanat si është larguar kjo pikë, çështja e minishengenit ka qenë e diskutuar gjithmonë nga ana e jonë”, ka thënë presidenti.
Ai ka shtuar se përveç këtyre dy pikave, të tjerat janë ato për të cilat është diskutuar edhe në Berlin.
“Çështjet tjera kanë qenë në përputhje me ato që kemi diskutuar edhe në javën e parë të marsit në Shtëpinë e Bardhë në takimet që kemi pasur me presidentin Vuciq dhe administratën e SHBA’së”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.