Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar demonstratat e pranverës së vitit 1981, duke i cilësuar si pjesë të ndritur të rezistencës së Kosovës.
Ai në një postim në Facebook, ka shprehur konsideratën më të lartë për pjesëmarrësit në demonstrata dhe protesta në atë vit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Para 39 viteve shpërtheu demonstrata fillestare e studentëve të Universitetit të Kosovës, që hapi kapitullin e Pranverës 1981, me kërkesën themelore për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të Republikës.
Demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës, e cila nuk u ndal asnjëherë për dy dekada me radhë, deri në arritjen e qëllimit final – çlirimin e vendit tonë dhe realizimin e pavarësisë.
Për gjeneratat e studentëve të viteve 80-a, për të rënët dhe pjesëmarrësit në demonstratat dhe protestat e atyre ditëve shprehim konsideratën më të lartë, me bindjen se shënuan kthesë të madhe në përshpejtimin e rënies së ish Jugosllavisë komuniste. HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3545420222194978/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAld2AvUzoq3egv857xQcLvX8LtYbwY8Gd1U2ANObfbVSVMqzTXqMG2R5SN8SHuop0oFBP7rZjri66s3gIXiZSKe0248cemf_lb8B8GbYK9386_3Pai0GlmnKuMlsqMorZ2zaBac9_4Oo3b_SO44aXJTocI5sUgNECwF2LsFhP02bzwUCEKqP6ceUkIv5-dVWOMO9OT6TcGQTWeQra0PIB8lFzDfjLyxJsGQHSJVHKKbNQKID7rSd2YWy00x7n4j_zR4wJDy57mm6pCKxxN4cRXH_6xokodxyVlD1qemFEs6eitXifkBzA_uap8Kw73n9oZDCdBQY6Ea2y8epkrctjsdA&__tn__=-R
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.