Pas vdekjes së shkrimtarit Moikom Zeqo, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar atë si një një përkrahës të fuqishëm të çështjes së Kosovës. Thaçi ka shkruar se Zeqo veçanërisht ishte mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të veprimit të saj.
“Bota shqiptare me vdekjen e tij humbi një kolos të mendimit dhe dijes enciklopedike”, thuhet në reagimin e presidentit Thaçi.
Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo ka ndërruar jetë sot në mëngjes, në moshën 71-vjeçare, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej disa vitesh.
Në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo. Zeqo prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit erudit Moikom Zeqo. Me dijet e shumta nga fusha e letërsisë, historisë dhe shkencave humane, Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare.
Moikom Zeqo ishte përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të veprimit të saj.
Bota shqiptare me vdekjen e tij humbi një kolos të mendimit dhe dijes enciklopedike. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Moikomit dhe gjithë miqve të tij.