×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kujton Ukshin Hotin në 20 vjetorin e zhdukjes

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 8:43

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka kujtuar në 20-vjetorin e zhdukjes veprimtarin e çështjes kombëtare dhe intelektualin Ukshin Hoti.


    Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë që Hoti ishte një njeri “jokonformist i radhitur nga zëri dhe ideali i popullit që i përkiste”.

    Ai ka thënë që Hoti u riburgos në periudhën më të rëndë gjatë viteve 90-të të shekullit që shkoi dhe përjetoi persekutime të mëdha burgjeve të Serbisë dhe së fundmi në Kosovë.

    Statusi i plotë i Thaçit:

    U bënë njëzet vjet dhe ende nuk është i qartë fati jetësor i profesorit Ukshin Hoti, njërit prej intelektualëve më atdhetarë të Kosovës.
    Ukshin Hoti ishte njeri jokonformist, i radhitur nga zëri dhe ideali i popullit që i përkiste.

    Në vitin 1981, si rrallëkush nga elita intelektuale, në mënyrë shkencore arsyetoi dhe mbrojti kërkesën për Republikën e Kosovës.
    Ukshin Hoti u dënua me burg nga gjyqet jugosllave.

    Shquhej për guxim intelektual, temperament autentik dhe i gatshëm për të reaguar në çdo kohë për të drejtën dhe lirinë e Kosovës.

    Ishte nga intelektualët e pakët që në mënyrë programatike kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    Ai u riburgos në periudhën më të rëndë gjatë viteve 90-të të shekullit që shkoi dhe përjetoi persekutime të mëdha burgjeve të Serbisë dhe së fundmi në Kosovë.

    Fatkeqësisht ende nuk dihet se ç’ndodhi me profesorin Ukshin Hoti pas lëshimit nga burgu i Dubravës më 16 maj 1999. HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!