Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i ka propozuar Albin Kurtit sa ishte kryeministër i Kosovës, që këshilltari i tij Bekim Qollaku dhe Glauk Konjufca të punojnë së bashku për dialogun. E sipas Thaçit, Kurti ka thënë se nuk i beson Glakut, madje e mban në distancë.
“Sa i përket takimit me Kurtit, ekziston transkripti. Mediat mund ta marrin”, është shprehur Thaçi.
Thaçi tregon se propozoi një bashkëpunim në mes të Qollakut dhe Konjufcës, por një gjë të tillë e kundërshtoi Kurti.
“Unë i kam propozuar që Bekim Qollaku të komunikojë me dikën të afërt. Ai tha se unë nuk kam njeri kaq të afërt që i besoj, ai tha se unë punoj veç vet”, ka thënë Thaçi në Pressing të T7.
“Unë i thash ju lumtë sepse unë nuk mund të punoj pa ekipë. Por, leje Glaukun meqë është i afërt me ju. Ai më tha se “Ti e di i kujt është ai”. Tha unë e mbaj në distancë”, shtoi Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.