×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi-Kurtit: Kosova nuk ka kohë për të humbur shkaku i tekeve tuaja

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 16:18

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një konference për media i ka përcjellë një porosi Kryeministrit Albin Kurti. Sipas të parit të vendit, Kosova nuk ka kohë për të humbur apo pritur teket e askujt.


    Thaçi ka sqaruar se qysh të premten ishin dakorduar me kabinetin e Kryeministrit Kurti që të takohen për sot.

    Madje, sipas tij, më kërkesë të vetë Kurtit takomi ishte dakorduar të mbahej në ora 13:00, pasi Thaçi tha vetë ai ka dashur që Kryeministrin ta takojë të parin nga liderët politik në vend, shkruan Reporteri.net.

    “Por për fat të keq 5 minuta më herët është anuluar ky takim”, sqaroi Hashim Thaçi në konferencën e thirru pas takimeve që ka pasur me liderët e LDK-së, PDK-së e AAK-së.

    “Unë do ta takoj kur mendon që është në interes të takohet. Por Kosova nuk ka kohë për të humbur apo pritur teket e askujt”, tha i pari i vendit.

    Tutje, ai bëri thirrje për unifikim të partive politike në raport me dialogun me Serbinë.

    “Çdo herë kur kemi qenë të bashkuar kemi pasur suksese, dhe besoj se do të kemi edhe tash”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!