Presidenti Hashim Thaçi, si edhe çdo herë tjetër para ndeshjeve të kombëtares së Kosovës, edhe sonte para sfidës ndaj Anglisë ka shkruar një status në Facebook.
Thaçi ka thënë se me mikëpritjen e bërë anlgezëve, Kosova ka fituar zemrat e botës, kurse sonte duhet të fitojë edhe betejën në fushën e gjelbërt, shkruan Reporteri.net.
“Me mikpritjen tonë i fituam zemrat e botës, ndërsa sonte duhet ta fitojmë edhe betejën në fushën e gjelbër kundër Anglisë. Krenar me kombëtaren tonë dhe tifozët e flaktë. Përpara Kosova! HTH”, ka shkruar Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.