Jusuf Thaçi, ish-zv.ministër i Arsimit në Qeverinë Kurti thotë se humbja e LDK-së në Podujevë pa balotazh tregon sipas tij për masakrën që i ka bërë vullnetit qytetar të 6 tetorit 2019.
Ai thotë se LDK do të do të ndëshkohet fuqishëm nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Humbja e LDK-së në Podujevë, në bastion, pa balotazh, madje me diferencë të madhe, tregon se për masakrën që i ka bërë vullnetit qytetar të 6 tetorit 2019 LDK do të ndëshkohet fuqishëm nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo humbje e LDK-së është delegjitimimi i fundit i qeverisë aktuale të Kosovës. Prandaj, zgjedhjet parlamentare duhet të organizohen sa më parë në Kosovë. Sa më gjatë që do t’i prolongojnë këto zgjedhje, aq më shumë mund të ndëshkohen.
P.S: Personalisht e kam pritë humbjen e LDK-së/ fitoren e LVV-së në Podujevë, por nuk e kam pritë pa balotazh dhe me diferencë kaq të madhe.