×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Marrëveshja e sotme i hap rrugë marrëveshjes finale

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 12:22

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore dhe autostrada mes Kosovës dhe Serbisë.


    Thaçi ka thënë se kjo është një arritje e rëndësishme në procesin e dialogut, që do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve mes dyja shteteve.

    “Edhe një arritje e rëndësishme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sot, në Munih, u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat, e cila do ta lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar Thaçi.

    Po ashtu Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB, shkrun Reporteri.net.

    “Kjo marrëveshje është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.

    Faleminderit presidentit Trump për lidershipin dhe ambasadorit Grenell për përkushtimin maksimal për ta çuar këtë proces përpara”, ka thënë ai./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3461990507204617?__xts__%5B0%5D=68.ARCexrIXBpAT8_W-t2DgF9cUeEHAHehOt30U2U9Vj1Pd5Uy5j9rSqQDnpvlZImHA8N_ul9ffJv-TqpKY33pqBM6iygcPIORiAiu1GQgZ_xmEoKDbF8Q_52AoaFlsuL_ayTPfL1J2qi2Dr6pRtduZeRfsD_vrZDlVaFWGz0GWCvLTrZ275wjP8j4fwvb2ZjW7c72fgEVng1ODEwUJ2QmRfJl3NOc-MBe3dN8t9OGvwaIPCYjeqvFr2Lw-xqqLwVEzC9Sd6J8aEJ4b45UtCbp7fepmbdBLgLGxrJZMjRzm-9Yo-qLaAGQwNfLNtzkBcLpV0DQPFKyVyEXmxxhSE3UZJXc0kQ&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!