Kosova nuk është anëtarësuar në NATO, e as nuk ka marrë liberalizimin e vizave.
Po ashtu Kosova ka dështuar të anëtarësohet në organizatat që janë përmendur në 2015 nga Thaçi.
Kosova nuk është anëtarë as në UNESCO, as në INTERPOL e as në Këshill të Evropës.Tash e dy ditë, Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti janë ‘kapur’ në distancë në lidhje me takimin e nesërm të Brukselit, ku Hoti do të jetë prezent në raundin e bisedimeve karshi Serbinë, shkruan Kallxo.com.
“Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin të vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudoqoftë”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme duke i reaguar kështu kryeministrit Hoti.
Në anën tjetër, kryeministri Hoti ka deklaruar se nuk do të humbasë kohë me deklarime të llojit të Thaçit.
“Është humbje kohe të merret me deklarime të tilla”, ka thënë Hoti.
Madje, në luftë debatesh kanë hyrë edhe këshilltarët e tyre.Në tetor të vitit 2015, marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni i komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit në vitin 2013.
Ndërsa, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit e vitit 2015 nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.