×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi me Lushtakun e Kuçin ‘inspektojnë’ kufirin me Serbinë

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 20:35

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot gjatë ditës ka qëndruar në stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës.


    Ai ka shkruar se me bashkëluftëtarët ka ecur përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, ndërsa thotë se vendi ynë ka bukuri të shumta natyrore.

    Në foton e publikuar shihet se Thaçi ka qenë i shoqëruar nga miku i tij i ngushtë, Hajredin Kuçi dhe Sami Lushtaku, shkruan Reporteri.net.

    “Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore. HTH”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!