Presidenti Hashim Thaçi i ka çuar mesazh Bashkimit Evropian se nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, pa i hequr së pari vizat për shtetin tonë.
“BE fillimisht duhet të marrë vendim për vizat, pastaj të mendoj se mund të marrë një rol ne dialogun Kosovë-Serbi. Së pari vizat dhe më pas të mendojnë se a kanë aftësi të jenë pjesë e dialogut. Nëse kërkojnë dialog dhe e mbajnë Kosovën të izoluar, përgjigja ime është negative për viza, por jo me na humb kohë përsëri”, ka thënë Thaçi në konferencë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kritikuar emërimin e sllovakut Miroslav Lajçak, si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se ai nuk ka kredibilitet për këtë pozitë, pasi që shteti i tij nuk e ka njohur shtetin tonë dhe për më tepër personalisht ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Ministri sllovak, Lajçak është njeriu jo më kredibil për ta udhëhqeur këtë proces, pasi nuk e ka bërë asnjë përpjekje për njohjen e Kosovës. Një i deleguar që nuk e ka njohur vet Kosovën, besimi i Kosovës në të është zero. Veçanërisht ai kishte premtuar se do ta japë votën për UNESCO dhe tani ka votuar kundër, besimi në të është zero”, ka thënë Thaçi.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.