×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nderon ish-sekretaren Albright me “Urdhrin e Lirisë”

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 10:02

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright në kabinetin e tij.


    Albright është duke qëndruar në Kosovë në shënim të përvjetorit të njëzetë të çlirimit të Kosovës. Gjatë këtij takimi Albright është dekoruar nga presidenti Thaçi me çmimin “Urdhëri i Lirisë”, shkruan Reporteri.net.

    Në një adresim para mediave pas takimit, Thaçi ka falënderuar ish sekretaren Albright për kontributin e saj gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova është e bekuar që ka miq si Clinton dhe Albright.

    “Jemi të bekuar si vend dhe si popull që edhe Clinton edhe ju, pas 20 vitesh jeni kthyer në shtëpinë tuaj, për të uruar 20 vjetorin e çlirimit që lidhet drejtpërdrejtë me kontributin tuaj personal, që keni ditur të bashkoni botën për çlirimin e popullit tonë. Si president i Kosovës dhe mik i juaj ju falënderoj që keni ditur të bashkoni botën demokratike për të ndihmuar Kosovën”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!