Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e ceremonisë të ndërrimit të komandës së KFOR-it, ka thënë se KFOR-i vazhdon ta ketë besimin më të madh të qytetarëve, dhe ky besim nuk është i rastësishëm, por falë punës profesionale të punës së suksesshme të ushtarëve.
“Suksese jo veç në mbrojtjen e kufijve të jashtëm, por dhe hapësirës ajrore. Këto suksese janë ndihma që ofrohet çdo ditë, për çdo komunitet”, ka deklaruar Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se reduktimi i KFOR-it është treguesi më i mirë për sukseset që kanë arritur ushtarët e KFOR-it.
“Nga bashkëpunimi ynë ka lindur ushtria e Kosovës. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës, FSK-së do të thotë që një ditë jo veç NATO të jetë në Kosovë, por edhe Kosova të jetë në NATO”, ka deklaruar Thaçi. /Reporteri.net/.