×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në ditën e Evropës: Kosova ka synim pranimin në BE dhe NATO

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 11:41

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar 70 vjetorin e Bashkimit Evropian, duke thënë se Kosova ka për synim strategjik orientimin euroatlantik dhe pranimin në BE dhe NATO.


    “U bënë 70 vjet që nga koha kur ideja për zhvillim ekonomik mes shteteve themelore të kontinentit të vjetër u bë bazë e forcimit të paqes, prosperitetit dhe vizionit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi, në një postim në Facebook.

    “Kosova si shtet i ri dhe sovran falënderon të gjitha shtetet evropiane që dhanë kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë tonë”.

    “Kosova, pavarësisht sfidave, synim të vetëm strategjik ka orientimin euroatlantik dhe pranimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3751341741602824

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!