×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Në këtë kohë pandemie duhet të kujdesemi për punëtorët dhe mirëqenien e tyre

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 11:59

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për Ditën e Punëtorëve, ka thënë se konfirmojnë edhe një herë përkushtimin  për përmirësimin e pozitës së çdo punëtori në Kosovë.


    Si president, Thaçi ka thënë se mbështet kërkesat për kushte më të mira të punës dhe shqetësimin për zbatimin e legjislacionit që mbron të drejtat e tyre.

    Sipas Thaçit, në këto rrethana të pandemisë, është e rëndësishme që shteti të kujdeset për mirëqenien e punëtorëve.

    Postimi i plotë në Facebook i presidentit Thaçi:

    Më 1 Maj jo vetëm që festojmë, por edhe konfirmojmë përkushtimin tonë për të punuar çdo ditë që ta përmirësojmë pozitën e çdo punëtori në Kosovë. Si President i Republikës së Kosovës i mbështes kërkesat për kushte më të mira të punës dhe ndaj shqetësimin e përbashkët me punëtorët për zbatimin në praktikë të legjislacionit që mbron të drejtat e tyre. Në rrethanat e pandemisë bëhet edhe më e rëndësishme që të kujdesemi për punëtorët dhe për mirëqenien e tyre, duke iu ndihmuar ta tejkalojnë këtë krizë me sa më pak pasoja dhe bashkërisht të vazhdojmë ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!