Sipas Thaçit, Kosova nuk ka asgjë për të fshehur Kreu i shtetit, Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit foli edhe për Gjykatën Speciale. Ai pohoi se nëse do të pranojë ftesë nga Specialja, do t’i përgjigjej.
“Nëse më vjen ftesë natyrisht që do t’i përgjigjem. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, deklaroi Thaçi.
Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000. Nga Specialja ftesa kanë marrë edhe Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.