Presidenti Hashim Thaçi ka folur pas takimit që ka pasë më homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.
“E rëndësishmëve është që ka ndodhur takimi në Washington aty ku qytetarët e Kosovës e kanë shpresën, besimin dhe optimiznim e sotëm, por edhe për të ardhmen e tyre euro-atlantike tek partneri ynë i përjetshëm dhe strategjik i raporteve speciale mes Kosovës dhe SHBA-së, aty ku besimi i Kosovës është i plotë. Dua të potencoj se kjo do të rritë edhe më tepër besimin institucional, ndërpartiak, por edhe atë qytetar për procesin që po kalojmë në mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohjen reciproke”.
“Takimi i sotëm ka qenë i ftuar nga ambasadori Richard Grenell që është edhe i ngarkuara special për dialogun Kosovë –Serbi. Në takim ka qenë prezent edhe Këshilltar për Siguri Kombëtare”, tha Thaçi.
Presidenti më tej tha se takimi në shtëpinë e bardhë është një kthesë e madhe, dhe se BE ka sjellë ndëshkime, kurse e SHBA liri e pavarësi për Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.