×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nga BE-ja presim heqjen e vizave për Kosovën

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 18:39

    Në ditën e Evropës, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përmendur edhe njëherë padrejtësinë që po i bëhet Kosovës me mos-heqjen e vizave.


    Presidenti ka thënë se shtetet e BE-së duhet të tregojnë lidershop dhe vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën.

    Thaçi po ashtu ka shtuar se çdo ditë të Evropës, Kosova shprehë gjithëherë përkushtimin e saj për rrugën integruese në BE

    “Çdo “Ditë të Evropës” ne në Kosovë ri-shprehim edhe njëherë përkushtimin tonë në integrimin evropian dhe atë përendimor. Si populli më pro-evropian në regjion, ne presim nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj të tregojnë vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të kandidatit”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!