×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë kurrë thika mbi hartën e Kosovës

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 20:50

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas vizitës së tij në SHBA, Bruksel dhe Paris ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur thika mbi hartën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    “Thika mbi harta nuk ka pasur kurrë as në Bruksel as në SHBA dhe as nuk do të ketë kurrë. Brukseli dhe SHBA janë të fokusua për zhvillim ekonomik që është garanci për stabilitet. Ata që kanë folur për ndarje dhe thika mbi harta duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës për shpifjet dhe kanë krijuar konfuzione të panevojshme”, ka thënë Thaçi.

    Ai në DebtaPlus në RTV Dukagjini ka dolur për vizitën e tij.

    “Qëllimi ka qenë që të shohim zhvillimet aktuale që është pozicionuar Kosova. Më Bruksel isha pë rtë biseduar për liberalizimin e vizave dhe mundësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe perspektiva e marrëveshjes finale dhe punët e angazhimet që duhet t’i kryejmë ne për të ardhmen evropiane, anëtarësim në NATO, perspektivë më të qartë”, tha ai.

    Ai e ka quajtur marrëveshjen e Washingtoni si ngjarje historike.

    “E para është me rendësi marrëveshja ekonomike që është për zhvillim të Kosovës dhe rajonit sepse sa më shumë zhvillim ekonomik do të kemi paqe. Roli i SHBA-së edhe në rrafshin politik është i pazëvendësueshëm por do të ishte kruciale që BE dhe SHBA jenë të lidhura ngushtë. Është e qartë që edhe në Bruksel dhe SHBA kam theksuar se ka ardhur momenti që të largohemi nga cështje të mërzitshme të dialogut teknik është momenti që të hidhet në tavolinë diskutimi për njohjen reciproke, që dy vendet ta njohin njëra tjetrën dhe të respektohet integriteti territorial pastaj çështjet tjera janë më të lehta. Nuk do të vijmë te njohja reciproke duke diskutuar çështje që janë dialoguar qe dhjetë vite”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!