×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nuk lejoj vakum institucional, nga e hëna do t’i thërras në konsultim partitë politike për formimin e qeverisë së re

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 10:28

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.


    E për këtë gjë, i pari i vendit, tha se këtë do ta bëjë të hënën, duke shtuar do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.“Nga e hëna duke e respektuar ligjet dhe Kushtetutën, do të fillojë me konsultimet me partitë politike për mundësinë e formimit të Qeverisë së re”.“Fokusi do të jetë në çdo rrethanë që mos ta lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe shpërbërja e Kuvendit”.

    “Pra nga e hëna në mëngjes do ti ftoj liderët e partive për të themeluar institucionet dhe mos të ketë vakuum institucional. Natyrisht fokusi im është të shkojmë drejtë një qeverie të unitetit dhe drejtë”, ka thënë ai.

    Këto komente ai i bëri pas vizitës që ka zhvilluar sot në Qendrën e Studentëve të shndërruar në Karantinë, ku priten të vijnë 55 qytetarë të Kosovës nga Zvicra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!