Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferncë për media është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, transmeton Reporteri.net.
“Unë jam optimist se gjërat do të lëvizin në vendin e duhur, kam besim në lidershipin e presidentit Trump , energjinë e ambasador Grenell. Ne jemi të vetëdijshëm se dinamikën në këtë proces e kanë udhëhequr ShBA-të”, tha Thaçi.
Ai ka thënë se vendimet e Qeverisë së re të Kosovës i hoqën çdo pretekst të Serbisë për të mos qenë pjesë e dialogut. Thaci ka thënë vendimet e fundit të Qeverisë treguan se vendit nuk i duhet kauza të dëmshme si demarkacioni, taksa e reciprociteti për të cilat tha se e kanë dëmtuar shumë Kosovën, përcjell Reporteri.
“ Sot ju kam ftuar të flasim për tri pika të rëndësishme që i kemi kaluar dhe po i kalojmë si vend dhe si shoqëri, por edhe si institucione. Si president i vendit shpreh mirënjohjen dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo prekteksti që Serbia e ka hequr për t’i ikur dialogut. Kosova në këtë proces është bashkë me ShBA dhe të gjithë aletët e tjerë. Është një rrugëtim i sigurte që do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve. Duhet të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim që të jemi pjesë e organizatave ndërkombëtare. Kosova është gati. Do të punojmë që të jemi sa më unik dhe të bashkuar që ta plotësojmë njëri-tjetrin. Vetëm bashkëpunimi dhe koordinimi garanton sukses të plotë”, tha ai.
Ai po ashtu ka thënë se vendimi i Qeverisë për heqjen e masave të reciprocitetit ja bërë që të zhbllokohen edhe ndihmat amerikane.
“Dëshiroj të potencojë se vendimet e qeverisë u pasuan me reagimin e shpejt dhe të vendosur të ShBA-së, menjëherë u liruan fondet e MCC, në këto projekte është edhe shkollimi i shumë grave e vajzave në Iova. Vendime e fudnit që sollën këto të arritura dëshmuan se ne nuk duhet të vonohemi dhe se kauzat populliste taks, reciprociteti kanë qenë të dëmshme për shtetin e Kosovës. Këto veprime i kushtuan Kosovës. I shkaktaum dëm vendit dhe në imazhin ndërkombëtar”, shtoi ai.
Sipas presidentit, ShBA-ja është e përkushtuar që të ecin gjërat përpara.
“Kosova nuk guxon të ketë asnjë dilemë që Kosova të ecë drejt NATO, BE. Ne si Kosovë të gjitha të arriturat i kemi realizuar përmes ShBA-së në të gjitha administratat. Ruajtja siguron paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik dhe e përshpejton rrugëtimin tonë evropian|, tha presidenti Thaçi.
Presidenti i ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik për unitet në bisedime me Serbinë.
“Ne përballë Serbisë kemi qenë të bashkuar, çdo herë që kemi qenë të unifikuar kemi dalë mirë. Ne nuk jemi në garë përballë Serbisë, jemi për të ndihmuar njëri- tjetrin në realizimin e objektivave tona të mbështetura nga ShBA të kemi njohjen dhe jo gara mes veti por për të plotësuar me njëri -tjetrin., është shprehur Thaçi
Thaçi tha se Serbia nuk do të lejohet që askush të cenojë stabilitetit dhe integritetin e Kosovës.