×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Pafajësia do të dalë mbi plehun e akuzave edhe në rastin tim dhe vëllait tim nga gjaku i luftës, Kadri Veseli

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 20:19

    Presidenti Hashim Thaçi i është adresuar opinionit përmes një videomesazhi pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale.


    Thaçi ka thënë se pafajësia do të dalë mbi plehun e akuzave edhe në rastin tim dhe vëllait tim nga gjaku i luftës, Kadri Veseli.

    “Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo pretendim e çdo akuzë për krime lufte, prej kujtdo dhe kudo që ka ndodh. Bashkëluftëtarët e mi, me disa prej të cilëve paqja na ka ndarë shpesh në taborë të ndryshëm politikë, i kanë sfiduar me forcën e madhe të së vërtetës shumë fabrikime të ulëta dhe në fund pafajësia e tyre ka shkëlqyer mbi plehun e akuzave monstruoze. Njëjtë do të jetë edhe me mua dhe me vëllain tim nga gjaku i luftës, Kadri Veseli”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!