Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është solidarizuar me Kroacinë – pas tërmetit të fuqishëm që goditi Zagrebin mëngjesin e sotëm prej ku mbeti i vdekur edhe një 15 vjeçar.
Thaçi mbështeti Kroacinë, duke thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente, njofton Klan Kosova
“Mendimet tona jan me njerëzit e Krocaisë që u përballën me tërmetin e fuqishëm mëngjesin e sotmë. Kosova qëndron me miqtë tanë kroatë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente. Qëndroni të fortë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Our thoughts are with the people of #Croatia following the strong #earthquake this morning. Kosovo stands with our Croatian friends and Kosovo Security Forces are ready to provide emergency assistance. Stay strong #Croatia @AndrejPlenkovic
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 22, 2020